Google ADS

Komuna e Prishtinës dhe EULEX nënshkruan Marrëveshje për Donacion për pajisje të teknologjisë informative dhe tri automjete

18:43 | 25 Shkurt 2022
L G

Komuna e Prishtinës dhe Misioni i EULEX-it në Kosovë kanë nënshkruar sot një marrëveshje për donacion.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në Facebook, shkruan arbresh.info.

“Sot, së bashku me Shefin e Misionit të EULEX në Kosovë, Lars Gunnar Wigemark, nënshkruam Marrëveshje për Donacion. Nga kjo marrëveshje, Drejtoria e Mirëqenies Sociale e Komunës së Prishtinës dhe dy shkolla, ShFMU “Shkëndija” dhe Shkolla Speciale “Qendra Burimore – Përparimi” kanë pranuar pajisje të teknologjisë informative dhe tri automjete”, shkruan Rama./arbresh.info/

Të ngjashme