Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland.
Sipas saj, e ardhmja e sigurt e rajonit është e mundshme me anëtarësimin e Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO, shkruan arbresh.info.
Në takim është biseduar edhe për situatën aktuale të krijuar pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është në anën e Ukrainës dhe popullit të saj, duke konsideruar të drejtën e patjetërsueshme të saj për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e vet territorial. Gjatë takimit, Presidentja Osmani ka përsëritur se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash, ndaj në këtë kontekst ka kërkuar që BE-ja ta mbajë premtimin ndaj kosovarëve./arbresh.info/
Drenusha-Xhenetës: A vetëm jeni puthur apo jeni pajtuar me G...
SPAK dërgon për gjykim 16 persona për shkelje në tenderët pu...
ZYRTARE: Luis Suarez rinovon me Inter Miamin
SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit...
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...