Google ADS

Haradinaj ia kthen Kurtit për “mashqit”: S’kom pas mashqi me vdek për pushtet

17:02 | 25 Shkurt 2022
L G

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, për ‘mashqit’.

Gjatë seancës ku po diskutohej për dialogun me Serbinë, Kurti kujtoi kohën kur Haradinaj i tha se po shkon pas PDK-së dhe po e rrënon VLAN-in se iu kishin lodh ‘mashqit’.

Haradinaj më pas tha se në atë kohë s’kishte ‘mashqi’ të vdesin për pushtet, pasi sipas tij, Kurti i deshi ushtarët e tij të Dukagjinit, të luftonin me policinë në ndërtesën e Qeverisë, transmeton klankosova.

“Po mu kanë lodh mashqit në atë kohë se s’kam pas mashqi me vdek për pushtet, ky mashtruesi ka deshtë me i shti ushtarët e Ramushit të UÇK-së të Dukagjinit me luftu me policinë në ndërtesë të Qeverisë e i kom pas të lodhur, nuk e bëj atë për pushtet për këtë mashtruesin edhe i kemi ndarë rrugët prej asaj dite”, tha Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme