Google ADS

Rita Ora dhe Kim Kardashian lënë pas keqkuptimet e së kaluarës, shfaqen bashkë në Milano

15:56 | 25 Shkurt 2022
Fjolla Bajraktari

Për ata që kanë harruar historinë romantike të Rita Orës, këngëtarja me prejardhje shqiptare pati një lidhje të shkurtër më vëllain e Kim Kardashian, Rob Kardashian.

Këngëtarja u nda nga Rob në dhjetor 2012 pas një lidhjeje të shkurtër që zgjati vetëm disa muaj.

Pas ndarjes, Rob shkroi në Twitter për të akuzuar 23-vjeçaren Rita se e kishte tradhtuar me “20 burra”.

Aso kohë në media raportohej se Kim, ishte e zemëruar me mënyrën se si vëllai i saj u trajtua nga Rita.

Tani vite më vonë, Rita dhe Kim u panë sërish bashkë. Të dyja ishin ndër personazhet e famshëm që kryesuan listën e të ftuarve special në Javën e Modës në Milano.

Miliarderja u takua me Ritën, në eventin e mbushur me yje dhe duket se të dyja kanë qetësuar ujërat, pasi pozuan në një fotografi të përbashkët./GazetaExpress/

https://www.instagram.com/p/CaXOfkjM4xC/?utm_source=ig_embed&ig_rid=96326e2e-abd2-4fd3-a16e-9c7177fbd88c

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme