Tifozët turq e fyejnë në kor presidentin rus, Vladimir Putin

15:48 | 25 Shkurt 2022
Fjolla Bajraktari

Tifozët turq të Fenerbahçes kanë shpërthyer me fyerje kundër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, me urdhër të të cilit ushtria ruse e ka nisur pushtimin e Ukrainës, shkruan Gazeta Express.

Gjatë ndeshjes Slavia Praga – Fenerbahçe (3:2), e zhvilluar mbrëmë në Çeki për Conference League, përveç transparentëve me mbishkrimin “Ndal Luftën”, tifozët turq kanë ofenduar në kore presidentin rus.

“Ai duket si k**, fytyrë e keqe, biri i k*, Vladimir Putin”, ishte kori i ultrasve të Fenerbahçes. Edhe tifozët çekë janë solidarizuar me Ukrainën. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme