Google ADS

Viola von Cramon – Serbisë: Koha për t’u ulur në dy karrige ka përfunduar

15:42 | 25 Shkurt 2022
V. S.

Eurodeputetja Viola Von Cramon, ka thënë se ka përfunduar koha që Serbia të jetë edhe me BE-në edhe me Rusinë.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, tutje është shprehur se është koha e fundit që presidenti Vucic të dënojë agresionin rus në Ukrainë.

“Është koha e fundit për Qeverinë e Serbisë dhe Presidentin e Serbisë që publikisht ta dënojnë invazionin rus në Ukrainë. Koha për t’u ulur në dy karrige ka përfunduar. Mos-animi me tërë Evropën në këtë çështje do ta vendosë Serbinë në vet-izolim”, ka shkruar ajo në twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme