Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se agresioni rus kundër Ukrainës nuk është një akt vetëm kundër Ukrainës, por një sulm i pabesë kundër themeleve të rendit dhe sigurisë së Europës dhe mbarë botës.
Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, ku shihen avionët rusë duke bombarduar shtëpitë në Ukrainë, ku dëgjohen dhe të qarat e fëmijëve të vegjël.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Agresioni rus kundër Ukrahinës nuk është një akt vetëm kundër Ukrainës, por një sulm i pabesë kundër themeleve të rendit dhe sigurisë së Europës dhe mbarë botës. Si mund të sulmohet në shekullin XXI një shtet i pavarur pa asnjë shkak?! Si mund të bombardosh shtëpitë e një vendi fqinj, duke shkaktuar dhjetra viktima të pafajshme?!/Top Chanel/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...