Google ADS

Ukraina-fytyra e paaftësisë së Evropës!

14:52 | 25 Shkurt 2022
S D

Mbase kurrë nuk do kishte ndodhur lufta e Dytë Botërorë sikur Evropa me kohë ta kishte kuptuar se Hitleri do shkonte edhe përtej së keqes që mund ta pjellë cilado imagjinatë e sëmurë njerëzore.

Me siguri se do shmangeshin edhe gjakderdhjet e pas shpërbërjes së Ish Jugosllavisë, sikur Evropa të mos ia kishte ushqyer Millosheviqit shpresat për ‘Botën serbe” të pastruar nga joserbët e myslimanët dhe sikur, për shembull, ish Presidenti i Francës, François Mitterrand, të mos e vizitonte Sarajevën e rrethuar nga bandat kriminale serbe, duke ju ‘dhënë’ atyre dritë jeshile për të bërë gjenocidin dhe krimet më të tmerrshme në Evropën e Pasluftës së Dytë Botërore.

Dhe pa dyshim se tragjedia e Ukrainës vetëm e kompleton fytyrën e turpshme të paaftësisë së Evropës dhe tregon se në këtë botë shumëçka ka ndryshuar, por jo edhe kontinenti ynë që jo njëherë i ka mbrojtur interesat e keqbërësit të fort e të pasur, duke qenë i pandjeshëm ndaj fatkeqësisë së të pambrojturit dhe të dobëtit.

Kuptohet, burimi i së keqes ukrainase nuk mund të jetë vetëm Evropa me fytyrë të grimuar, e që atë e tregon më shumë e më bamirëse seç që është, por pse ne të vegjlit nuk e kuptojmë e nuk e shohim se prej moti, demokracia perëndimore është edhe ajo kur dy hajdutët e mbivotojnë një të ndershëm dhe kur, tre pasanik vendosin për fatin e një të varfri. (Kim Mehmeti)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme