Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Nikolla Selakoviq, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ç’rast janë riafirmuar marrëdhëniet e mira bilaterale, të cilat i lidhin miqësinë tradicionale shumë vjeçare dhe bashkëpunimin intensiv në shumë sfera në interes të përbashkët.
Siç thonë nga kabineti i presidentit, në takim Pendarovski theksoi se bashkëpunimi i afërm midis dy shteteve në kontekst të pandemisë së Kovid-19, si shembull për shkallën e lartë të zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale.
“Në takim u konstatua nevoja për shfrytëzimin e mëtutjeshëm të potencialeve për zhvillimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat nga interesi i përbashkët, duke e përfshirë ekonominë dhe këmbimin tregtar, investimet, lidhjen infrastrukturore, energjetike, si dhe bashkëpunimin në kuadër të iniciativave rajonale”, thonë nga Kabineti i Presidentit./telegrafi/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...