Google ADS

Tjetër goditje për Rusinë: Pas finales së Championsit, as gara e Formula 1 s’do të mbahet në këtë vend

13:42 | 25 Shkurt 2022
Fjolla Bajraktari

Pas finales së Ligës së Kampionëve, Rusia e ka marrë edhe një goditja nga bota e sportit.

Në fakt, sot gjatë ditës Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që t’ia heq qytetit St Petersburg të drejtën e organizimit të finales së Ligës së Kampionëve.

Ndërsa, pak minuta më parë, një tjetër vendim është marrë kundër Rusisë, e cila e sulmoi dje ushtarakisht Ukrainën.

Formula 1 në fakt ka njoftuar se gara për çmimin e madh të Rusisë këtë vit nuk do të mbahet.

“FIA i viziton vendet anembanë botës me viziton pozitiv për t’i bashkuar njerëzit, për t’i nërë kombet të bashkuara. Ne jemi duke i vëzhguar zhvillimet në Ukrainë me keqardhje dhe jemi të shokuar. Shpresojmë të gjendet zgjidhja adekuate dhe paqësore nga situata aktuale. Të enjten mbrëma, Formula 1, FIA, dhe ekipet kanë diskutuar për pozitën në sportin tonë dhe konkludimi ishte që: duke i parë të gjitha rrethanat, është e pamundur që të zhvillohet Russian Grand Prix në situatën aktuale”, njofton organizatori i garave të Formula 1.

Sportistë nga mbarë bota e kanë kritikuar vendimin e Rusisë për ta sulmuar ushtarakisht Ukrainën dhe kanë kërkuar një zgjidhje sa më të shpejt paqësore. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme