Vuçiqi s’ka “zemër” t’i dalë kundër Rusisë”

13:24 | 25 Shkurt 2022
V. S.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka qenë pjesë e mbledhjes së qeverisë ku kanë vendosur të mos pranojnë propozimin e Bashkimit Evropian që Serbia të dënojë kërcënimin ndaj integritetit territorial të Ukrainës, përkatësisht të apelojë për respektimin e së drejtës.

Mediumi nova.rs raporton se Serbia nuk e pranoi propozimin e BE-së për të dënuar të gjithë ata që rrezikojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe nuk do të dënojë pushtimin e Rusisë në atë vend.

Ndër të tjera në këtë takim nuk është folur për sanksione ndaj Rusisë.

Ministrat e SPS-së Branko Ruziç dhe Novica Tonçev, të cilët abstenuan gjatë votimit, nuk mbështetën vendimin e shumicës për të hedhur poshtë propozimin e BE-së që Serbia të apelojë për të respektuar integritetin territorial të Ukrainës.

Ndërkohë pritet që këtë të premte përmes një deklarate për mediat Vuçiç të bëjë publik këtë qëndrim, pas një seance tjetër të Këshillit të Sigurisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme