Putini bisedë telefonike me Presidentin e Kinës: Rusia e gatshëm për dialog me Ukrainën

13:24 | 25 Shkurt 2022
S D

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin përmes një bisede telefonike sot me presidentin e Kinës Xi Jinping, ka thënë se Rusia është e gatshme të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë me Ukrainën, raportojnë mediat shtetërore kineze, raporton the guardian.

Televizioni shtetëror kinez CCTV raporton se Putin i tha Xi se “Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë injoruar prej kohësh shqetësimet e arsyeshme të sigurisë të Rusisë, kanë refuzuar vazhdimisht angazhimet e tyre dhe kanë vazhduar të avancojnë vendosjen ushtarake drejt lindjes, duke sfiduar vijën përfundimtare strategjike të Rusisë. Rusia është e gatshme të zhvillojë negociata të nivelit të lartë me Ukrainën”.

Tutje mediumi citon se Xi i tha Putinit se Kina mbështet Rusinë në përpjekjet për të zgjidhur krizën e Ukrainës përmes dialogut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme