Sulmi ushtarak në Ukrainë nuk po e pengon Rusinë që të përgatitet për pjesëmarrje në Lojërat Paraolimpike Dimerore, të cilat do të mbahen në Pekin të Kinës nga 4 deri më 13 mars.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i përkohshëm i Komitetit Paraolimpik Rus, Pavel Rozhkov për mediumin “Ria Novosti”.
“Përgatitjet për shkuarje të delagacionit të ekipit paraolimpik në Kinë po vazhdojnë sipas programit”, ka thënë ai.
Rusët synojnë të marrin pjesë në Paraolimiadën Dimërore me 71 garues, shkruan “Gazeta Express”.
Sipas agjencisë ruse, Komiteti Paraolimpik Ndërkombëtar është duke biseduar në këto orë të ngjeshura, si me Rusinë, ashtu edhe me Ukrainën para evenimentit që do të mbahet në Kinë.
Organizatorët do ta shikojnë rrjedhën e ngjarjeve në Ukrainë në ditët në vazhdim për ta marrë një vendim final.
Si rezultat i luftës së nisur në Ukrainë, sportistë të shumtë kanë bërë thirrje që të ndalet ajo.
Ndërsa, disa të tjerë kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në garat që do të mbahen në Rusi në muajt e ardhshëm. /Gazeta Express/
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...