Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje në të cilën ka miratuar vendimin për vendosjen e sanksioneve në përputhje me sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Këshillit të Bashkimit Evropian ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.
Me këtë vendim Qeveria e Republikës së Kosovës do të zbatojë sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sanksionet e vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian përmes Rregullores së Këshillit (EU) Nr. 269/2014 të datës 17 mars 2014, amandamentuar me Rregulloren e Këshillit (EU) Nr. 2022/259, dhe zgjeruar me Rregulloret Zbatuese të Këshillit Nr. 2022/260, Nr. 2022/261, të datës 23.02.2022, respektivisht Vendimit të Këshillit 2014/145/CFSP të datës 17 mars 2014 amandamentuar me Vendimet e Këshillit (CFSP) 2022/241; (CFSP) 2022/265; (CFSP) 2022/267, lidhur me masat shtrënguese ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.
Sanksionet konsistojnë në:
· ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuara;
· ndalim udhëtimi në territorin e Republikës së Kosovës për individët e sanksionuar;
· ndalim për individë dhe entitete në Republikën e Kosovës, që të vënë në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte, për individët dhe entitetet e sanksionuara.
Emrat e individëve dhe entiteteve të sanksionuara janë ato të listuara në anekset e akteve rregullative të lartpërmendura të Këshillit të Bashkimit Evropian. Këto sanksione do të jenë në fuqi, deri në një vendim tjetër dhe varësisht nga rrethanat mund të përditësohen./arbresh.info/
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...