Nuk ka kufizime, furnizimi me energji elektrike është stabil dhe situata në sektorin energjetik është nën kontroll – ky është përfundimi nga mbledhja e mbajtur kooordinative e Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit (KRRE) me kompanitë energjetike ESM, MEPSO, EVN HOME, Elektrodistribucioni dhe MEMO.
“Kriza energjetike ende vazhdon. Është fakt se nuk ka kufizime, ndërsa furnizimi me energji elektrike në periudhën e kaluar ka qenë stabil, por shpenzimi i saj racional është i domosdoshëm. Në këto muaj të krizës, përmes koordinimeve të përbashkëta të rregullta, i ndërmorrëm të gjitha masat e domosdoshme, ndër të cilat ishte edhe realizimi i iniciativës së KRRE-së për zgjerimin e listës së kategorive të ndjeshme, të cilat pranojnë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare. Këtyre kategorive të ndjeshme të konsumatorëve të energjisë elektrike iu është përllogaritur në fatura shtesë në të holla me qëllim të mbulimit të një pjese të shpenzimeve për konsum të burimeve të energjisë”, tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Ai tha se në mbledhje u bisedua edhe për masat e ardhshme sistemore, të cilat do të mund t'i merrnim me qëllim të stabilizimit të sektorit energjetik. Filluam bisedimet në drejtim të ndryshimit të sistemit tarifor, që do të bazohet mbi analiza të detajuara të përpunuara më parë. Qëllimi është të ketë çmim të drejtë të energjisë elektrike, i cili i pasqyron shpenzimet reale për secilin lloj të konsumatorit dhe i cili do të pengojë keqpërdorimin në tregun e energjisë elektrike.
“U shqyrtuan mekanizma për t’iu ndihmuar konsumatorëve që prokurojnë energji elektrike në tregun e lirë. Njëra ndër masat që u ndërmor nga KRRE-ja ishte lirimi i amvisërive nga detyrimi për të paguar energjinë elektrike nga prodhuesit preferencial, çmimi i së cilës është dyfish më i lartë nga ai i ESM-së. Këto sasi të liruara të energjisë elektrike nga prodhuesit preferencial sipas çmimit që është më i ulët nga ai në bursë, u vendosën në dispozicion të furnizuesve që e dërgojnë tek ekonomitë, komunat, ndërmarrjet publike dhe të gjithë konsumatorët që prokurojnë energji elektrike në tregun e lirë”, deklaroi Bislimovski.
Bislimovski shtoi se me zbatimin e kësaj mase u kursyen rreth 35 milion euro për të gjithë pjesëmarrësit në tregun e lirë./telegrafi/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...