Inspektorati Farmaceutik i Kosovës kërkon nga operatorët ekonomikë që shpërndajnë gaz medicinal në institucionet publike apo private, që gazi që prodhohet dhe shpërndahet të jetë vetëm nga operatorët, të cilët janë të licencuar nga autoriteti kompetent që është Agjencia Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).
Gjatë inspektimeve të kryera, Inspektorati Farmaceutik ka hasur në institucione shëndetësore që janë furnizuar me gaz medicinal nga operatorë ekonomik të pa autorizuar, me ç’rast ka bllokuar dhe ndaluar përdorimin e këtij produkti, shkruan arbresh.info.
Gazi medicinal i cili është i autorizuar të qarkulloj në Republikën e Kosovës përmes AKPPM-së, duhet të përmbajë banderolën e Republikës së Kosovës, mbishkrimin dhe numrin serik të prodhimit.
Inspektorati Farmaceutik u bën thirrje institucioneve shëndetësore publike apo private që të furnizohen me gaz medicinal vetëm nga operatorët ekonomik të licencuar për shpërndarjen e gazit medicinal nga AKPPM./arbresh.info/
Reali i reziston sulmeve të Liverpoolit në pjesën e parë
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut