Ministri i financave i Francës, Bruno Le Maire, ka thënë se ndërprerja e Rusisë nga sistemi global i pagesave ndërbankare Swift është lëvizja e fundit që duhet të bëhet, raporton Reuters.
Bashkimi Evropian dhe SHBA zgjodhën të mos e ndërpresin Rusinë nga sistemi i mesazheve ndërbankare, si pjesë e sanksioneve të ashpra të shpallura të enjten në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, transmeton arbresh.info.
Përpara takimit të ministrave të financave të eurozonës, Le Maire tha se “Kjo është zgjidhja e fundit, Swift, por kjo është një nga opsionet që mbetet në tryezë”.
Homologu i tij gjerman, Christian Lindner, tha se “të gjitha opsionet janë në tryezë” përveç atyre të rënë dakord tashmë.
Kryeministrja e Lituanisë Ingrida Šimonytė ka thënë se diskutimi për përjashtimin e Rusisë nga Swift nuk është mbyllur “ne e dimë se kush nuk është dakord dhe vazhdojmë të negociojmë me ta”.
Debati vazhdon të ashpërsohet, pasi qeveria e Ukrainës tha se aleatët perëndimorë do të kishin “gjak në duart e tyre” nëse nuk do ta hiqnin Rusinë nga Swift.
Kreu i komitetit të punëve të jashtme të Bundestagut, Norbert Röttgen, po i kërkon Gjermanisë të mendojë përsëri për Swift. Së bashku me Francën dhe Italinë, Gjermania favorizon atë që diplomatët më të ashpër të BE-së e quajnë një qasje “rritëse” ndaj sanksioneve./arbresh.info/
Çeku: Mbrëmë u mbrojt shteti i Kosovës, racizmi nuk ka vend ...
“Arrestimi i personit të gabuar-veprim i kundërligjshëm arbi...
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare