Google ADS

22 miliarderët më të pasur të Rusisë kanë humbur 39 miliardë dollarë brenda një dite pas pushtimit të Ukrainës

10:09 | 25 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Bloomberg shkruan se 22 individët më të pasur të Rusisë kanë humbur rreth 39 milionë dollarë në më pak se 24 orë pasi vendi i tyre pushtoi Ukrainën.

Zhdukja e pasurisë erdhi pasi Indeksi i Rusisë MOEX standard i Moskës u rrëzua dhe u mbyll me një rënie deri në 33 përqind, transmeton portlai arbresh.info

Humbësi më i madh ishte Vagit Alekperov, kryetar i kompanisë së naftës Lukoil me bazë në Moskë, i cili pa pasurinë e tij të bjerë me një të tretën brenda një dite pasi çmimi i aksioneve të kompanisë ra me 32% të enjten. Alekperov tani ka një vlerë neto prej 13 miliardë dollarësh, nga 19.2 miliardë dollarë, sipas Bloomberg.

Vladimir Potanin, njeriu më i pasur i njohur i Rusisë (askush nuk e di me siguri se sa i pasur është presidenti rus Vladimir Putin), humbi 3 miliardë dollarë pasi çmimi i aksionit të Norilsk Nickel, ku ai është president, ra me 26%.

Gjendja mund të përkeqësohet për individët më të pasur të Rusisë, ndërsa sanksionet perëndimore intensifikohen.

SHBA njoftoi të martën sanksione duke përfshirë masa kundër oligarkëve rusë dhe anëtarëve të familjeve të tyre. Të enjten, presidenti Joe Biden lëshoi një tjetër paketë me sanksione.

Të martën, Britania e Madhe njoftoi gjithashtu sanksione ndaj pesë bankave ruse dhe tre individëve. Në mesin e individëve të sanksionuar ishte oligarku Genadi Timchenko, i cili ka lidhje të ngushta me Putinin, sipas Reuters. Timchenko është personi i 11-të më i pasur në Rusi me një pasuri neto prej 12.1 miliardë dollarësh, sipas Bloomberg./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme