Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e 12 shtatorit të vitit të kaluar, në një kafiteri në Gjilan.
Sipas raportit 24 orësh, i arrestuari është shtetas i Maqedonisë së Veriut.
“Bulevardi i Pavarësisë, Gjilan, 12.09.2021 – 19:45. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i R. Maqedonisë Veri. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndryshe, për këtë rast ishin arrestuar edhe tre persona të tjerë. Në aktvendimin për caktimin e paraburgimit ndaj tyre, Gjykata Themelore e Gjilanit kishte shpjeguar edhe skenarin se si kishte ndodhur rasti./arbresh.info/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë