Oda Ekonomike e Kosovës konsideron se energjia është nder prioritet e zhvillimit te mëtejmë ekonomik te vendit, tha sot kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu duke folur ne takimin me përfaqësuesit e kompanive nga Austria te cilat janë pjese e një misioni fakt mbledhës lidhur me gjendjen e efecientësh se energjisë ne Kosove.
“Ne Kosove flitet shume për integrime evropiane por me shume nga një dimension politik. Ne në Oden Ekonomike te Kosovës konsiderojmë se është e pamundur te kemi një integrim politik pa integrim ekonomik dhe ne këtë drejtim energjia do te jete një nder prioritet e se ardhmes.”
“Kosova i ka katër prioritete qe fillojnë me shkronjën E – Evropa, ekonomia, edukimi dhe ambientalizmi.Qe te arrihen këto synimet duhet ta kemi te kemi te përforcuar nje partneritet intern dhe ekstrën”, tha kryetari i OEK-ut.
Gërxhaliu tha se takimet e tilla me partneret nga Austria janë me një rëndësie te veçantë.
“Eshte e pamundur te bisedohet për transferin e teknologjisë, pa transferin e dijenisë. Përvoja e kompanive te Austrisë është e një interesi te veçantë dhe sa me shume dialog ojme dhe këmbejmë ekspertizat kjo do te jete kontribut ne zhvillim. Mirëpo e tera kjo nuk kishte me pas efektin e vet pa një mbështetje te Ambasadës te Austrisë dhe zyrës për marketing me kete Ambasade”, tha Gerxhaliu.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci i njoftoi te pranishmit lidhur me përcaktimet programore te Qeverise se Kosovës sa i përket efiçencës se energjisë dhe burime te ripërtritshme te energjisë elektrike.
“Ka pas investime te Austrisë ne fusha te ndryshme. Natyrisht qe ne si Qeveri e re kemi programin e ri qeveritar për katër vitet e ardhshme dhe një pjese e madhe te prioriteteve janë te bartura nga e kaluara, janë vazhdimësi, por ne te njëjtën kohe kemi edhe një varg prioritetesh te reja te cilat janë ne linje me zhvillimet aktuale ekonomike globale, te cilat kane ndikim edhe ne shtetin tone. Ne këtë kuadër energjia është një sektor i rëndësishëm dhe një parakusht i domosdoshëm ekonomik.
\”Ne jemi duke bere përpjekje qe ti harmonizojmë veprimet tona ne njërën ane për te siguruar energji te mjaftueshme për amvisëri dhe biznese nëpërmjet kapaciteteve te reja gjeneruese dhe duke i kombinuar ato me burimet alternative e sidomos edhe me konceptin e efiçiencës se energjisë”, tha ministri Stavileci.
Ai theksoi se dite me pare ne bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Unionin Evropian kane diskutuar gjere e gjate per sektorin e energjisë dhe pothuaj se i kane te definuara te gjitha prioritete per periudhën e ardhshme dhe ato janë ne linje me politikat strategjike te cilat i ka hartuar Qeveria.
Ai theksoi se së shpejti do te jete gati nje strategji e re për dhjete vitet e ardhshme 2015-2024 ku do te përcaktohen te gjitha masat aktivitetet dhe përparësitë ne lëmine e energjisë, energjisë se ripërtritshme dhe efiçiences se energjisë.
Ministri Stavileci theksoi se aktualisht për efiçiencen e energjisë janë siguruar 31 milion dollar kredi për objektet publike te nivelit qendror.
Ai gjithashtu theksoi se edhe Kosova duhet ta respektoje përcaktimin 20-20-20 dhe se pret qe deri ne 25% do te jete energji nga burimet e ripërtritshme.
Ndërkaq Gerhard Schlattl, atashe tregtar ne Ambasadën e Austrisë ne Kosove dhe përfaqësues i Odes Ekonomike Federale te Austrisë, falënderoi për mundësinë ardhjes dhe njoftimit te ardhjen e Kompanive nga Austria ne këtë takim dhe theksoi se këmbimi i eksperiencave ne mes te kompanive nga Austria do te jete nje kontribut i rëndësishëm për realizimin e obligimeve qe i ka Kosova sa i përketë sektorit te energjisë dhe efiçiencës se energjisë.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...