Zelensky flet me kryeministrin anglez: Ukraina ka nevojë për mbështetje

09:18 | 25 Shkurt 2022
V. S.

Në mëngjesin e hershem, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bideuar përmes telefonit  me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Përmes një postimi në twitter, ai shkroi: “Ukraina ka nevojë për mbështetjën e partnerëve më shumë se kurrë”.

“Zhvillova bisedime me kryeministrin anglez, Boris Johnson. E raportova për rrjedhën e mbrojtjes së Ukrainës dhe sulmet tinëzare ndaj Kievit nga agresori. Sot, Ukraina ka nevojë për mbështetjen e partnerëve më shumë se kurrë. Ne kërkojmë kundërveprim efektiv ndaj Federatës Ruse. Sanksionet duhet të forcohen më tej”, shkroi Zelensky./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme