Kuvendi sot mban debat parlamentar për dialogun

07:27 | 25 Shkurt 2022
S D

Debati parlamentar lidhur me zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi do të zhvillohet sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ky diskutim i paraparë për të enjten me pajtimin e të gjitha grupeve parlamentare është vendosur për sot për shkak të mungesës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Besnik Tahiri ka kërkuar që me mocion procedural kjo pikë të zhvendoset për seancën e nesërme.

Kërkesën e Tahirit e ka përkrahur edhe Lëvizja Vetëvendosje(LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) sipas së cilëve diskutimi duhet të bëhet kur i pranishëm është kryenegociatori.

Sot seanca e Kuvendit do të debatohet për dialogun do të mbahet në orën 11:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme