Google ADS

Marrëveshja e Asociacionit – Vjosa Osmani, Isa Mustafës: Të mësohet të numërojë më mirë

23:59 | 24 Shkurt 2022
L G

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka thënë se ish-kryeministri Isa Mustafa, duhet t’u kërkojë falje qytetarëve të Kosovës për dëmet që siç thotë u ka shkaktuar interesave të Republikës së Kosovës, me rastin e marrëveshjes së Asociacionit.

Ajo madje në  Klan Kosovë, ka dhënë një mesazh për Mustafën, duke i rekomanduar të mësojë të numërojë mirë, njofton Klankosova.tv.

”Isa Mustafa në radhë të parë duhet t’i kërkojë falje qytetarëve të Kosovës për dëmin e shkaktuar, interesave të republikës sonë, duke nënshkruar dokumente, të cilat kanë cënuar në fundament, sovranitetin e vendit tonë nëpërmjet dokumentit të vitit 2015”.

”Duhet të mësohet të numërojë mirë. Ne nuk i kemi 2/3-tat e votave në parlament. Sikur t’i kishim do të shfuqizohej ajo marrëveshje, por nuk i kemi, sepse koalicioni qeverisës, i ka pasur diku nëse s’gaboj 57/58 vota që pastaj bashkë me pakica janë bërë 67 kur është votuar qeveria. Por sipas Kushtetutës së Kosovës, një marrëveshje që ratifikohet me 2/3-tat, mund të shfuqizohet vetëm me 2/3-tat”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme