Ish-oficerët e policisë shpallen fajtorë për vdekjen e George Floyd

23:28 | 24 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Tre ish-policë të Minneapolis, të pranishëm në vdekjen e George Floyd, i mohuan personit me ngjyrë të paarmatosur të drejtat e tij civile, thonë gjyqtarët.

Oficerët u akuzuan për shfaqjen e “indiferencës së qëllimshme ndaj nevojave serioze mjekësore të gjatë tentativës për arrestim në maj të vitit 2020, transmeton portal arbresh.info

Tou Thao, 36, J Alexander Kueng, 28, dhe Thomas Lane, 38, të gjithë dëshmuan në mbrojtjen e tyre në gjyq.

Ata thanë se nuk e kishin kuptuar që Floyd kishte nevojë për ndihmë mjeksore.

Derek Chauvin, ish-oficeri i policisë i cili u filmua duke u gjunjëzuar në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta, u shpall fajtor për vrasjen e Floyd prillin e kaluar. Chauvin u deklarua fajtor në dhjetor për akuzat federale për shkeljen e të drejtave civile të George Floyd, si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë./bbc/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme