Lëvizja Vetëvendosje (LVV) thotë se solidarizohet me popullin ukrainas që po reziston kundër forcave pushtuese ruse.
LVVpërmes një komunikate për media deklaron se agresionin ushtarak që e urdhëroi Putini, e dënon i gjithë kombi shqiptar në përgjithësi.
“Agresionin ushtarak që urdhëroi Putini nuk e dënojmë vetëm ne, por i gjithë opinioni publik e institucional në Kosovë, ashtu si edhe kombi shqiptar në përgjithësi. Ne e kemi provuar agresionin e Serbisë në vitet ‘90, prandaj e dimë dhimbjen e vuajtjen që po përjetojnë tash qytetarët e Ukrainës. Liri e paqe për Ukrainën, mbështetje për qëndresën e popullit ukrainas, përkrahje për çdo qytetar rus që i kundërvihet pushtimit, dhe bashkërendim i plotë me aleatët tanë që po e ndjekin me shqetësim e vëmendje çështjen. Këto janë qëndrimet e Lëvizjes në këtë ditë të vështirë për krejt botën”, thuhet në reagimin e LVV-së./arbresh.info/
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët