Rusia bombardon fuqishëm portën më të madhe të Ukrainës

19:36 | 24 Shkurt 2022
KRG

Porti i qytetit Mariupol në Ukrainë, është i rrethuar nga rusët.

Sipas raportimit të BBC,  aty janë dëgjuar qindra shpërthime.

Mariupol është një nga portet më të mëdha të Ukrainës dhe ndodhet pranë vijës së frontit të mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin e Donetskut, të cilin Vladimir Putin e ka njohur si një shtet të pavarur.

Marrja e Mariupolit do ta ndihmonte Rusinë të siguronte një rrugë të drejtpërdrejtë tokësore për në Krime, gadishullin ukrainas të aneksuar nga Rusia në 2014.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme