Google ADS

G7: Putin e ka vënë veten në anën e gabuar të historisë

18:17 | 24 Shkurt 2022
KRG

Agresioni rus në Ukrainë ka bërë që të mbajnë një takim virtual shtatë shtetet më të industrializuara të botës perëndimore.

Në një deklaratë të përbashkët pas takimit virtual, udhëheqësit e G7 thanë se presidenti rus Vladimir Putin ka “rifutur luftën në kontinentin evropian”.

“Ai e ka vënë veten në anën e gabuar të historisë”, shkruan në deklaratën e udhëheqësve botëror, raporton cnn.

“Ne dënojmë Presidentin Putin për refuzimin e vazhdueshëm për t’u përfshirë në një proces diplomatik për të adresuar çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë evropiane, pavarësisht ofertave tona të përsëritura”, thuhet në deklaratë.

“Ne qëndrojmë të bashkuar me partnerët, duke përfshirë NATO-n, BE-në dhe vendet e tyre anëtare, si dhe Ukrainën dhe mbetemi të vendosur për të bërë atë që është e nevojshme për të ruajtur integritetin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, shkruan ndër të tjerash.

Takimi i G7 përfundoi pas pak më shumë se një ore, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Ndryshe, pjesëmarrës në takim, sipas Shtëpisë së Bardhë, ishin presidenti amerikan, Joe Biden, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri kanadez Justin Trudeau, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri italian Mario Draghi, kryeministri japonez Kishida Fumio, kryeministri britanik Boris Johnson, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme