Google ADS

A po diskuton Kosova mundësinë e pranimit të refugjatëve nga Ukraina?

16:13 | 24 Shkurt 2022
arbresh.info

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Kosovës nuk dihet nëse ka diskutuar çështjen e pranimit të refugjatëve nga Ukraina.

“Nuk mund të themi më shumë se tashmë që kemi thënë publikisht për mbledhjen e djeshme”, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për portalin arbresh.info.

Ai nuk ka dashur të komentojë nëse Kosova po e diskuton mundësinë e pranimit të refugjatëve nga Ukraina.

Rusia pushtoi Ukrainën mëngjesin e hershëm të së enjtes, dhe aktualisht vendet e rajonit janë bërë gati për pranimin e refugjatëve ukrainas, përfshirë të plagosurve.

Gjatë ditës edhe Gjermania është deklaruar se do të pranojë refugjatë nga Ukraina.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka rol këshillues në të gjitha çështjet që lidhen me sigurinë e Kosovës dhe kontributin e tij për stabilitetin rajonal. Ajo rekomandon politika dhe strategji për sigurinë. Këshilli i Sigurisë i Kosovës duhet të ofroj informata dhe vlerësime të gjendjes së sigurisë në Kosovë, që t’i mundësojnë Qeverisë së Republikës së Kosovës marrjen e vendimeve përkatëse lidhur me çështjet e sigurisë.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës, në koordinim me Presidentin e Republikës së Kosovës, përgatitë dhe shqyrton Strategjinë e Sigurisë së Kosovës. Strategjia e Keshillit te Kosoves miratohet nga Qeveria dhe i dorëzohet Kuvendit të Kosovës për miratim përfundimtar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme