Sherr masiv mes vajzave në Tiranë, plagosen me thikë 3 prej tyre

16:04 | 24 Shkurt 2022
V. S.

Policia e Tiranës njofton se 2 vajza janë proceduar penalisht për shkak të një konflikti që kanë pasur me moshataret e tyre.

Nga njoftimi zyrtar mësohet se 22-vjeçarja G. S., dhe 25-vjeçarja S. F. janë konfliktuar me shtetaset T. Xh., 22 vjeçe, A. M., 23 vjeçe dhe F. R., 23 vjeçe për motive të dobëta dhe i kanë qëlluar ato me thikë.

Këto të fundit janë plagosur dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën./lapsi.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme