Google ADS

Meta thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare, shkas konflikti Ukrainë-Rusi

15:37 | 24 Shkurt 2022
V. S.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare në orën 17:30, sipas një njoftimi në rrjetet sociale të Zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi.

Në mbledhje pritet të diskutohet konflikti i hapur midis Ukrainës dhe Rusisë dhe qëndrimi i Shqipërisë.

“Pas agresionit rus në Ukrainë, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në ora 17:30”, Blushi ka shkruar në facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme