Google ADS

Ismet Munishi i kërkon falje Liridon Lecit: Shprehe mendimin tënd

15:26 | 24 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi
Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Gjilani ka triumfuar me rezultat 2 me 1 ndaj Dukagjinit. Ishte një ndeshje e vendosur nga tri penallti.

Gerhard Progni konkretizoi dy penallti në gol, kurse Zhdrella shënoi për Dukagjinim poashtu nga kjo formë.

Një pjesë realtivisht të madhe të ndeshjes skuadra e Munishit luajti me një lojtar më pak, pasi që Koliçi u ndëshkua me karton të kuq në fillim të pjesës së dytë.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi i ka kërkuar falje Liridon Lecit pas debatit që kishin, në deklaratën e tij pas ndeshjes.

“I kërkoj falje ish futbollistit tim Liridon Lecit për debatin që kishim. E inkurajoj ta thotë mendimin e tij në vazhdimësi. Kemi arkëtuar tre pikë me shumë vlerë dhe jam shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës time, i lumtur poashtu me rekordin e thyer. Fizikisht jemi jashtëzakonisht shumë mirë dhe kemi e kemi dëshmuar shumë mirë këtë gjë”, përfundoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme