Polonia po përgatit një tren mjekësor për të transportuar ukrainasit të plagosur në pushtimin rus, ka thënë Ministria e Shëndetësisë së Polonisë për Reuters.
Në një deklaratë për newswire, ministria e shëndetësisë e Polonisë tha është duke u përgatitur të pranojë emigrantë nga Ukraina, transmeton arbresh.info.
“Polonia po përgatitet të pranojë emigrantë nga Ukraina, përfshirë qytetarët ukrainas të prekur nga konflikti i armatosur. Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar që çdo person që hyn në territorin e Polonisë të ketë akses në kujdesin shëndetësor, përfshirë shtrimin në spital. Në spitale po përgatiten shtretër për pranimin e të plagosurve”, theksoi ajo.
Ministri i Shëndetësisë i Polonisë, Adam Niedzielski, tha se Polonia ka përgatitur një listë me 120 spitale ku mund të trajtohen personat e prekur nga konflikti në Ukrainë.
“Në total, ne vlerësojmë për momentin se do të ishte e mundur të pranoheshin disa mijëra pacientë të lënduar si rezultat i armiqësive, përfshirë ata të plagosur rëndë”, tha ai për mediat lokale./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...