Që nga fillimi ditës Rusia ka kryer 203 sulme në Ukrainë

14:56 | 24 Shkurt 2022
S D

Ukraina ka thënë se Rusia ka kryer 203 sulme që nga fillimi i ditës dhe luftimet po vazhdojnë pothuajse në të gjithë territorin, raporton Reuters.

Në një përditësim të veçantë nga ministria e jashtme e Ukrainës, lëshuar në orën 14:00 me orën lokale, zyrtarët thanë se një helikopter rus K-52 dhe tre helikopterë pranë Gostomel u rrëzua në rajonin e Kievit pranë Mezhyhirya.

Luftimet po vazhdojnë në rajonin e Luhanskut, afër qytetit të Schastye dhe “armiku vazhdon të pësojë humbje”, thuhet në deklaratë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme