Google ADS

Ish-Presidenti amerikan: Nuk duhet ta tolerojmë Putinin

14:49 | 24 Shkurt 2022
V. S.

Ish-Presidenti amerikan George Bush, ka reaguar pas fillimit të invazionit rus në Ukrainë, duke e quajtur presidentin Putin autoritar dhe bullizues që s’duhet toleruar.

“Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës përbën krizën më të rëndë të sigurisë në kontinentin evropian që nga Lufta e Dytë Botërore. Unë i bashkohem komunitetit ndërkombëtar në dënimin e pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Vladimir Putin”, ka deklaruar Bush./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme