Duke folur sot në mëngjes, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha se veprimet e Rusisë janë të papranueshme dhe kërcënim për stabilitetin.
Ai tha: “Unë do të doja të filloja duke thënë se ne e konsiderojmë veprimin ushtarak të papranueshëm dhe e refuzojmë atë.
“Ky hap, të cilin ne e shohim si shkelje të së drejtës ndërkombëtare, është një goditje e rëndë për paqen, qetësinë dhe stabilitetin e rajonit.
“Ne jemi në marrëdhënie të ngushta politike, ekonomike dhe sociale me Rusinë dhe Ukrainën, të cilat i shohim si vende mike, dhe sinqerisht na vjen keq që Rusia dhe Ukraina u përballën në këtë mënyrë”.
“Sapo fola me zotin Zelenskyy dhe përsërita mbështetjen e Turqisë në luftën e Ukrainës për të mbrojtur integritetin e saj territorial, ne do të bëjmë pjesën tonë për të garantuar sigurinë për të gjithë që jetojnë në Ukrainë, veçanërisht për vëllezërit dhe motrat tona tatarë në rajon”, deklaroi presidenti në një fjalim televiziv.
“Ne e përsërisim thirrjen tonë për të kërkuar një zgjidhje përmes dialogut në kuadër të marrëveshjes së Minskut. Unë kam folur dje me Putinin dhe ia shpreha këtë edhe atij”. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...