Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas fillimit të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
Abdixhiku shkruan se, Kosova e njeh mirë rëndesën e terrorit dhe pushtimit, prandaj anëtarësimi i Kosovës në NATO sa më parë.
Postimi i plotë:
Kosova njeh mirë rëndesën e terrorit e pushtimit. Njeh mirë dhe mohimin e lirisë e luftën e agresorit.
Prandaj rreshtimi ynë shtetëror, tashmë tradicional me aleatët perëndimorë, në dënim të agresionit rus e në mbështetje të popullit ukrainas, është i natyrshëm, i drejtë dhe i paalternativë. Mbi të gjitha është shenjë e qartë e vlerave demokratike e euroatlantike, që Republika e Kosovës i kultivon me bindje.
Ngjarjet e tilla nuk i ndikojmë, por ato na ndikojnë. Ky moment i ri, i rikujtimit të orëve të rënda të luftës në Evropë, duhet të jetë dritare reflektimi për komunitetin ndërkombëtar – për forcim aleancash mes popujve që ndajnë vlera të përbashkëta e synime të qarta përpara. Prandaj, anëtarësimi i Kosovës në NATO – sa më parë – është domosdoshmëri e kohës sonë./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...