Google ADS

Befason Presidenti çek, e quan Putinin “të çmendur”

13:35 | 24 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Presidenti çek Milos Zeman, i cili ka qenë një zë kryesor pro-rus në mesin e liderëve të Bashkimit Europian, ka dënuar pushtimin rus ndaj Ukrainës dhe e ka quajtur atë “krim kundër paqes”.

Zeman tha në një fjalim drejtuar kombit se “Rusia ka kryer një krim kundër paqes”, shkruan EuroNews, transmeton portal arbresh.info

Një javë më parë, Zeman tha se paralajmërimet për një pushtim të afërt rus të Ukrainës ishin një dështim nga CIA. Ai tha vazhdimisht se nuk besonte se rusët do të sulmonin Ukrainën.

“E pranoj se kam gabuar”, tha Zeman.

“Një vendim irracional i udhëheqjes së Federatës Ruse do t’i shkaktojë dëme të konsiderueshme shtetit rus”, shtoi ai.

Ai bëri thirrje për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, duke deklaruar se “është e nevojshme të izolojmë një të çmendur dhe jo vetëm të mbrohemi me fjalë, por edhe me vepra”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme