Dhjetra njerëz u vranë nga zjarri rus dhe të paktën 19 u zhdukën që nga ora 13:00, sipas kohës lokale, më 24 shkurt.
Një civil vdiq në Mariupol, Oblast i Donetskut, për shkak të bombardimeve ruse, ndërsa gjashtë persona u vranë gjatë sulmit të Rusisë në qytetin e Podiksk në Odesa Oblast, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës në orën 9 të mëngjesit, sipas kohës lokale, transmeton portal arbresh.info
Një roje kufitare ukrainase ka vdekur si pasojë e një sulmi me raketa nga Krimea.
Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare raportoi se Rusia kishte qëlluar me armë mbi ta nga Krimea në fshatin Preobrazhenka, në Kherson Oblast, njoftoi Ministria.
Tre civilë vdiqën për shkak të bombardimeve në qytetin Vuhledar në Donetsk Oblast, njoftoi Ministria në orën 11:00.
Bombardimet ruse vranë një fëmijë në qytetin Chuhuiv, në rajonin e Kharkiv, njoftoi Ministria në orën 12.00.
18 persona u vranë gjatë bombardimeve ruse të fshatit Lypets’ke në Odesa Oblast, njoftuan autoritetet lokale.
Gjashtë persona vdiqën në bombardimet e mëngjesit të Rusisë në periferinë e Kievit, Brovary, tha kryebashkiaku i qytetit për median Suspilne.
Një civil u vra nga bombardimet ruse në Uman, Cherkasy Oblast, njoftuan autoritetet lokale, shkruan Kiev Independent.
Oleksiy Orestovych, këshilltar i kreut të zyrës së Presidentit tha se mbi 40 ushtarë ukrainas humbën jetën duke mbrojtur Ukrainën nga pushtimi i vazhdueshëm rus, që herët në mëngjes, sipas Ukrainska Pravda.
Numri i saktë i ushtarëve ukrainas, të cilët vdiqën duke mbrojtur Ukrainën nuk është konfirmuar ende./arbresh.info/
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...