Krasniqi për sulmin e Rusisë në Ukrainë: Akt i rëndë dhe i papranueshëm

12:57 | 24 Shkurt 2022
V. S.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Krasniqi shkruan se ky akt i rëndë është i papranueshëm dhe mbështet qytetarët ukrainas që janë detyruar të mbrojnë jetën dhe lirinë e tyre.

Postimi i plotë:

Sot, me mendje e lutje jemi me qytetarët e Ukrainës, të cilët janë zgjuar në mes një agresioni ushtarak nga Rusia, agresion që shkel jo vetëm të Drejtën Ndërkombëtare, por edhe vlerat e përbashkëta qytetëruese.

Ndajmë shqetësimin e thellë me botën demokratike për këtë akt të rëndë e të papranueshëm dhe mbështesim qytetarët e Ukrainës që janë detyruar të mbrojnë jetën dhe lirinë e tyre, duke u solidarizuar plotësisht me ta në këtë orë të errët të historisë evropiane./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme