Kylian Mbappe refuzon edhe një ofertë të PSG-së

12:56 | 24 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe i ka rezistuar edhe një oferte të Paris Saint-Germain.

Sipas “The Madrid Zone”, PSG i ka ofruar Mbappes një kontratë dyvjeçare dhe çfarëdo page që ai dëshiron.

Në këtë marrëveshje është përfshirë edhe “miratimi për t’u larguar në vitin 2023 nëse ai dëshiron”.

Por, një gjë të tillë e ka refuzuar sërish Mbappe, duke lënë të kuptohet se në mendjen e tij qëndron vetëm transferimi te Real Madrid.

23-vjeçari është duke kaluar vitin e fundit të kontratës me gjigantët francez dhe gjatë verës do të jetë lojtar i lirë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme