Veliu: Projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ambicie e partisë në pushtet

12:35 | 24 Shkurt 2022
V. S.

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu ka dal kundër projektligjit për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Në seancën plenare, Veliu ka thënë se projektligj ka për bazë kënaqësinë e ambicieve të partisë në pushtet, raporton arbresh.info

“Sot Qeveria e Vetëvendosjes po ja imponon Kuvendit për miratim. Është projektligj eksperimental i cili synon të kënaqe ambiciet e partisë në pushtet. Kur e them se ky projektligj është eksperimental e them se ky po del jashtë traditës dhe sistemit të vendit. Ky nuk është  tjetër veç një mish-mash i kompetencave të Prokurorisë e Policisë hetues”, tha Veliu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme