Beniada Nishani është një nga personazhet që i ka dhënë shumë shtëpisë së Big Brother VIP përgjatë katër muajve.
Modelja ishte e ftuar së fundmi në “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Elona Duron, ku ka folur mbi rrugëtimin e veçantë dhe eksperiencën e paharrueshme në BBV.
Derisa u shpreh se ky Big Brother ka qenë eksperienca më e bukur e jetës së saj, Beniada tregoi se i mungojnë kërcimet, momentet e bukura, surprizat dhe shumë e shumë të tjera.
E njëjta ka komentuar edhe një nga çiftet që u formuan në BB VIP, Trixën dhe Donaldin.
“Pashë brenda shtëpisë nga ana emocionale, shumë emocione. Pashë një çift, pashë një vajzë që emocionohej që shikonte një djalë, me shkëlqim, me sytë plotë me lotë. Nuk mendoj se kjo është aktrim. Donaldi u mërzit që nuk erdhi Trixa, e pashë që u mërzit shumë. Për mua ka qenë tërheqje fizike, por ndonjëherë nuk mjafton”, ka thënë ajo./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...