Google ADS

Pronarit të Chelseat, Roman Abramovich i ndalohet jetesa dhe futja në Britani të Madhe

09:53 | 24 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Pronari rus i Chelseat, Roman Abramovich raportohet se i është ndalur në mënyrë efektive të jetojë në Britani.

Miliarderi nuk është parë në selinë e klubit të tij për muaj të tërë.

Sipas “The Sun”, pas sanksioneve nga qeveria britaneze për Rusinë, e cila po shkakton agresionin ushtarak në Ukrainë, tani nuk ka gjasa që 55-vjeçari të lejohet të jetojë përsëri në Britani.

Rasti i tij thuhet se po trajtohet nga ‘Njësia e Rasteve Speciale’, pasi Abramovich u emërua nga deputetët të martën si një nga 35 oligarkët e identifikuar nga kreu i opozitës ruse, Alexei Navalny si një nga ‘mundësitë kryesore’ të ‘kleptokracisë’ të drejtuar nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Në vitin 2018, Abramovich u bë shtetas izraleit, duke e lejuar atë të hynte në Britani deri në gjashtë muaj.

Ai përdori pasaportën e tij izraelite tetorin e kaluar për të bërë një udhëtim drejt Londrës, por tani duket se as pasaporta izraelite nuk do ti kryej punë. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme