Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, i është bashkuar dënimit të pushtimit rus të Ukrainës.
Draghi ka shkruar në twitter se Qeveria italiane dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
“Qeveria italiane dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Është e pajustifikuar dhe e pajustifikueshme. Italia është pranë popullit dhe institucioneve ukrainase në këtë moment dramatik. Ne po punojmë me aleatët evropianë dhe të NATO-s për t’iu përgjigjur menjëherë, me unitet dhe vendosmëri”, ka shkruar ai, raporton the guardian.
Italia kishte qenë një nga vendet e BE-së, së bashku me Francën dhe Gjermaninë, duke argumentuar për një qasje graduale ndaj sanksioneve kundër Rusisë. Por të gjitha llogaritjet janë përmbysur nga pushtimi.
Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë vendosjen e “pasojave masive dhe të rënda ndaj Rusisë për veprimin e saj” në një samit të enjten në mbrëmje./arbresh.info/
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban