Pas një fjalosje në gjellëtore, një burrë therri me thikë një tjetër.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Obiliq, shkruan arbresh.info
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rr. Durrësi, Obiliq 23.02.2022 – 14:48. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar në një gjellëtore më pas kishte shkuar te shtëpia e viktimës dhe në oborr të shtëpisë e kishte goditë me thikë në shpinë. Viktima ka pësuar lëndime trupore, me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është në gjendje të rëndë shëndetësore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /arbresh.info/
Jashari pas paraqitjes me Kosovën: Gjithmonë krenar
Adri dhe Iliriana i japin fund beqarisë
Sulm me dron në veri të Izraelit, të paktën 67 të lënduar
Takimi i Kurtit me mërgatën në Gjermani, reagon Haradinaj: T...
Tërmet në Serbi
Sukses i madh i Istogut, kualifikohet në raundin e tretë të ...