Google ADS

Gjilan/ Gjendet e vdekur një e mitur

09:02 | 24 Shkurt 2022
V. S.

Një e mitur është gjetur e vdekur nga familjarët e saj në Gjilan.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Është raportuar se nga familjarët e saj është gjetur pa shenja jete viktima e mitur femër kosovare. Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e  ngjarjes ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet më tej në raport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme