Reagon Presidentja Osmani e dënon agresionin rus ndaj Ukrainës

07:39 | 24 Shkurt 2022
S D

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me fillimin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Me anë të një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se Kosova qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj.

“Kosova qëndron me Ukrainën dhe njerëzit e saj, teksa po përballen me pasojat e një lufte të pa provokuar si rezultat i veprimeve të agresionit nga Rusia”, ka shkruar ajo.

“Do të bashkëpunojmë me aleatët tanë që të ndalim çfarëdo destabilizimi në rajonin tonë. Hegjemonia ruse nuk do të ketë sukses. Liria dhe demokracia do të mbizotërojnë”, ka shkruar presidentja Osmani./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme