Presidenti i Ukrainës i është drejtuar kombit përmes një fjalimit, ku ka theksuar se Rusia ka vendosur që të pushtojë Ukrainën.
Duke iu referuar ushtarëve rusë të vendosur përgjatë kufijve të Ukrainës, Zelensky tha se udhëheqja në Moskë ka miratuar planin për pushtimin e vendit të tij, transmeton poirtali arbresh.info
“Ky hap mund të jetë vetëm fillimi i një lufte të madhe në Europë”, shtoi ai.
Zelensky hodhi poshtë gjithashtu sugjerimet e zyrtarëve rusë se ai do të jepte një urdhër për të filluar një ofensivë në rajonin lindor të Ukrainës Donbas.
Ai ka theksuar se në rast të sulmit nga Rusia, ushtria ukrainase do t’i përgjigjet.
“Populli i Ukrainës dhe qeveria e Ukrainës duan paqe”, tha ai, mirpo shtoi se “duke sulmuar, ju do të shihni fytyrat tona, jo shpinën, por fytyrat tona”.
Presidenti Zelenskiy ka theksuar se pranë kufirit me Ukrainën janë vendosur 200 mijë trupa ushtarake nga Rusia./bbc/guardian/arbresh.info/
Nis lëshimi i certifikatave shëndetësore për leje armësh
Irani: Vdekja e komandantëve të Hezbollah nuk do ta gjunjëzo...
Caktohen gjyqtarët e Kushtetueses së Speciales që do të vend...
Kalon projektligji për verifikimin dhe konfiskimin e pasuris...
Berisha drejt gjykimit, njihet me përfundimin e hetimeve
Raphael Varane pensionohet nga futbolli në moshën 31-vjeçare