Sipas mediave ruse, liderët në Donetsk dhe Luhansk – dy “republikat e vetëshpallura të popullit” në Ukrainën lindore – i kanë shkruar Vladimir Putinit, duke i kërkuar ndihmë për të zmbrapsur atë që ata e përshkruajnë si agresion nga ushtria e Ukrainës.
Të dy kanë akuzuar Ukrainën se ka sulmuar shkollat dhe spitalet dhe se nuk ka dëshirë t’i japë fund luftës në Donbas, transmeton portal arbresh.info
Të gjitha provat e ditëve të fundit tregojnë se separatistët e mbështetur nga Rusia janë ata që janë përgjegjës për përshkallëzimin e fundit, jo Ukraina, shkruan BBC.
Apeli i fundit ndaj Kremlinit do të jetë i fundit i një seri lëvizjesh të paraplanifikuara, të cilat po e tensionojnë konfliktin.
Të hënën, Putin ofroi dërgimin e atyre që ai i quajti “paqeruajtës” për të mbrojtur dy zonat separatiste – të cilat ai sapo i kishte njohur si të pavarura.
Deri me tani, nuk ka pasur shenja të kalimit të kufirit nga trupat shtesë të Rusië, mirëpo kjo mund të ndryshojë në vazhdim.
Ky është një tjetër moment rreziku ekstrem për Ukrainën./arbresh.info/
Manipulimet e Vuçiqit ndaj Forcave të Armatosura të Kosovës,...
Pensionohet Komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së, gjenera...
Adrola Dushi vishet me të zeza
Konjufca priti në takim rrjetin e shoqatave ROSCAP, pranoi n...
Kurti thotë se Serbia po e shkel marrëveshjen: Borrelli e La...
Edon Zhegrova në mesin e më të vlerësuarve në top pesë ligat...