Bisedohet për marrëdhëniet Kosovë – Turqi

20:16 | 23 Shkurt 2022
L G

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, bashkë me homologun e tij turk, Faruk Kaymakçı, i kanë drejtuar konsultimet e para politike mes ministrive të Kosovës dhe Turqisë.

Ahmeti, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ata sot patën një takim në frymë pozitive.

“U trajtuan marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi e koordinimi në çështjet rajonale, si dhe trajtimi i procesit integrues të të dyja vendeve në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Ahmeti./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme